7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Organizata studentore vendos foton e Berat Rukiqit në hyrje të fakultetit, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim”, ka vendosur foton e Berat Rukiqit të LDK-së, nëpër disa hapësira të Fakultetit Ekonomik, ku i njëjti është asistent.

Sipas ankesave të studentëve të këtij fakulteti, Rukiqin e njohin vetëm si “profesori që nuk vjen kurrë”.

“Berat Rukiqi është asistent në Fakultetin Ekonomik, me synimin që një ditë të bëhet profesor i rregullt aty. Megjithatë, siç duket ai nuk është aspak i përgjegjshëm sepse studentët e njohin si “profesori që nuk vjen kurrë”, thuhet në njoftim.

Në fotografitë e vendosura, me foton e Berat Rukiqit, i është bashkangjitur edhe shkrimi: Përshëndetje studentë/e, unë jam asistenti Berat Rukiqi”.

“Përmes një aktiviteti simbolik, sot ne kemi vendosur disa fotografi të asistentit në fjalë me mbishkrimin “Përshëndetje studentë/e, unë jam asistenti Berat Rukiqi”. Le të jetë kjo një mënyrë e re prezantimi për stafin akademik të papërgjegjshëm në Universitetin e Prishtinës“, thuhet në reagimin e kësaj organizate studentore.

Postimi i plotë i Organizatës studentore “Studim Kritikë Veprim”:

NJË MËNYRË E RE PREZANTIMI PËR STAFIN AKADEMIK TË PAPËRGJEGJSHËM TË UP-SË

Berat Rukiqi është asistent në Fakultetin Ekonomik, me synimin që një ditë të bëhet profesor i rregullt aty. Megjithatë, siç duket ai nuk është aspak i përgjegjshëm sepse studentët e njohin si “profesori që nuk vjen kurrë”.

Së fundmi ne kemi pranuar disa ankesa nga kolegët studentë lidhur me mungesat e shumta të tij, madje për këtë janë njoftuar edhe instancat më të larta që nuk kanë reaguar fare.

Përmes një aktiviteti simbolik, sot ne kemi vendosur disa fotografi të asistentit në fjalë me mbishkrimin “Përshëndetje studentë/e, unë jam asistenti Berat Rukiqi”. Le të jetë kjo një mënyrë e re prezantimi për stafin akademik të papërgjegjshëm në Universitetin e Prishtinës.

Fatkeqësisht, ai nuk është i vetmi. Kjo është një ndër arsyet kryesore që e shpjegon gjendjen e rëndë të Fakultetit Ekonomik. Sidoqoftë edhe aty ndryshimet do të ndodhin, si gjithmonë atyre do t’i prijnë studentët e zëshëm që duan një të ardhme më të mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit