1.3 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Organizata e komunitetit LGBT “Dylberizm” shpalos flamurin e Palestinës në qendër të Prishtinës

- Advertisement -

Organizata e komunitetit LGBT, Dylberizëm, ka shpalos një flamur të madh të Palestinës sot në kryeqytet.

Ata thanë se këtë po e bëjnë në shenjë solidarizimi me popullin palestinez.

Nga kjo organizatë po ashtu thanë se ky flamur është larguar shpejtë nga aty.

Njoftimi i plotë:

Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv dhe insiston në të drejtën e çdo populli për liri. Ne qëndrojmë të bashkuar/a dhe të vendosur/a të kundërshtojmë dhe luftojmë çdo okupim, kolonizim dhe racializim të popujve.

Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez.

*Ky aksion është në vazhdën e intervenimeve publike në solidaritet me Palestinën, e organizuar nga grupe dhe aktivistë/e të pavarur/a.

Liria dhe e ardhmja i takon Palestinës dhe popullit palestinez.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit