28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Opozita s’pret vendim të shpejt për heqjen e masave pas raportit të Borrellit

- Advertisement -

Për javën e ardhshme në Bruksel janë paralajmëruar veprime për mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës që tash e një vit janë në fuqi.

Mirëpo, nëse kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dorëzon te shtetet anëtare raportin për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave, opozita nuk pret epilog të shpejt.

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti që është anëtar i komisionit për Punë të Jashtme thekson mënyrën e ngadalshme të marrjes së vendimeve në Bruksel.

“Besoj që një pjesë e madhe e qeverive të Bashkimit Evropian do të jenë të gatshme që të votojnë për heqjen e masave. Tani a do të vendoset aty për aty unë jam skeptik sepse ata nuk funksionojnë ashtu nëqoftëse është shqyrtuar kjo çështje nëpër qeveritë e tyre dhe autorizojnë të ngarkuarit e tyre për të marrë një vendim të shpejt sepse edhe kjo mund të ndodhë. Por unë mendoj që nuk do të veprojnë aq shpejt”, ka deklaruar Haliti.

Pikërisht për këtë çështje, komisioni ku Haliti është anëtar, nga dje ka nisur një seri takimesh me ambasadorë të shteteve të huaja.

Në këto diskutime merr pjesë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila thotë se heqjen e masave e ka komplikuar aksioni i fundit në veri kundër institucioneve financiare që funksiononin ilegalisht.

“Veprimi që u bë me Policinë e Kosovës në bankat që kanë qenë, këta po e konsiderojnë që janë veprime të cilat mund të eskalojnë situatën në pjesën veriore dhe pikërisht për shkak të këtyre veprimeve po konsiderojnë që Kosova nuk po punon në drejtimin e duhur për qetësimin e situatës në pjesën veriore të Mitrovicës dhe që nuk kanë alibi ose nuk e kanë një pozicion, atëherë pse të hiqen masat”, ka deklaruar ajo.

Kjo, sipas Kadrijajt, u është thënë deputetëve në takimet me ndërkombëtarë.

Të mërkurën, komisioni për punë të jashtme takoi ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, ndërsa gjatë së enjtes, atë të Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit