9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Opozita përjashton mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet

- Advertisement -

Partitë opozitare i kanë vendosur “vija të kuqe” Lëvizjes Vetëvendosje. Askush prej opozitës parlamentare nuk dëshiron që të bashkëpunojë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë thënë për Ekonomia Online, se preferencë e tyre është të shkojnë në zgjedhje të vetme, teksa preferojnë edhe bllok opozitar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashiq Qalaj, thotë për Ekonomia Online se kjo parti preferon që në zgjedhje të shkojë e vetme. Thotë se prioritet është që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje për shkak të keqqeverisjes.

“Ju e dini se kryetari i partisë zoti Krasniqi dhe të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë deputetët dhe anëtarët e kryesisë…, janë duke bërë vazhdimisht thirrje për zgjedhje. Për ne është prioritet që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të udhëheqjes së keqe të qeverisë aktuale dhe ne synojmë që me kandidatin që e kemi bërë zyrtar tash për kryeministër dhe me angazhime gjithë kombëtare të Partisë Demokratike ne t’i fitojmë zgjedhjet sa më shpejt që mbahen zgjedhjet është e mirë për shkak se prapë po them e kemi një degradim në komplet jetën e qytetarë. Ndërsa sa i përket koalicioneve, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme dhe do të synojë që ta marrë Qeverinë”, thotë Qalaj.

Kundër një koalicioni me Vetëvendosjen është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, thotë për Ekonomia Online se kanë propozuar që të bëjnë një bllok opozitar dhe se interes e kanë që të bëjnë koalicion me partitë opozitare.

“Nuk e kemi diskutuar, nuk kemi vendos vija të kuqe, mirëpo po them prej të kaluarës ka qenë praktike që partitë politike kanë vendos vija të kuqe të bashkëpunimit ose në koalicion me partitë e tjera edhe kanë ndodhur ato koalicione sepse kemi diskutuar ndërsa më të hapur jemi për koalicion me partitë që tash janë në opozitë”, thotë Kadriaj.

“Jo nuk do të bëjmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi bërë disa koalicione me ata që kemi menduar që duhet me e bë parazgjedhor. Kemi bërë me Nisma Socialdemokrate, kemi bërë me një grup të Intelektualëve “Evropa 2030” , kemi bërë me një parti konservatore, jemi të hapur edhe për partitë që janë tash në opozitë nuk do ketë vija të kuqe”, u shpreh ajo.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, krahas bashkëpunimit me partinë në pushtet, preferojnë që elektoratit t’i drejtohen të vetëm.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha  se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale, siç ndodhi në zgjedhjet lokale. Shprehet optimiste se kryeministër i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku.

“Ende nuk kemi folur për koalicione sepse LDK do të dalë e para siç ka dalë në zgjedhjet lokale dhe nuk kemi diskutuar asgjë sepse do të dalim të parët dhe gjithashtu do të dalim për arsye se ju e dini që 6 muaj pas Qeverisë që ka fituar me 51 për qind, kemi dalë partia e parë në zgjedhjet lokale. Ne jemi të përgatitur për zgjedhje, kemi bërë edhe planprogram të LDK-së. Më herët diçka që partia në pushtet nuk e ka pasur të gatshëm edhe tash që është në qeverisje. Neve na ka marrë kohë dy vite që të përgatitet një plan program që ka 100 projekte në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpresoj se LDK do jetë e para pra kryeministri i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku”, u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit