Partitë opozitare të Kosovën kanë reaguar pas mbajtjes së këtij kuvendit, duke thënë se Serbia dhe qasaj e saj nuk ka ndryshuar.
Sipas tyre, qasaj e Serbisë është “millosheviqiane” dhe se duhet që të merren seriozisht këto përjekje të Beogradit nga aleatët e Kosovës.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe se “Kuvendit gjithëserb” është vazhdim i mendësisë së vjetër.
“Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi! “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd. E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, ajo ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.
“Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Ëashingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta. Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët.” – ka shkruar Çitaku.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është alarmuar me “Kuvendi gjithëserb”, duke thënë se është alarm dhe një bombë që mund të shpërthej në çdo çast.
“Serbia dje, nëpërmjet instiucioneve të saja zyrtare të përfaqësimit, bashkë me Kishën Serbe, përfaqësuesit zyrtarë të Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Akademinë serbe të Arteve dhe Shkencave, nacionalistë serbë nga rajoni dhe bota, në të ashtuquajturin Këshill Gjithëserb, e mbarsun me ide imperialiste si ajo e `botës serbe`, shpalli për të satën herë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.”
“Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdosje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast!” – thuhet në reagimin e LDK-së.
Më tej, LDK-ja ka bërë thirrje ndal miqëve të Kosovës që t’i marrin seriozisht këto përpjekje të Serbisë.
“Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit.” – thuhet në reagimin e tyre.
Gjithashtu edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, e vërteton mendësinë millosheviqiane.
Tahiri ka thënë se një deklaratë e tillë është në kundërshtim me thirrjet e shteteve perëndimore për stbaliteti dhe normalitet në në Ballkanin Perëndimor.
“Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb” ku përmendet që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, vërtetojnë mendësinë millosheviqiane, e cila rezultoi me disa lufta në Ballkan, gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Deklarata të tilla bien ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor dhe me Marrëveshjen e Dejtonit.” – ka shkruar Tahiri në Facebook.
Çka thuhet në atë Deklaratë serbe?
Pikësëpari niset me pretendimin – duke u thirrur në Kushtetutën e Serbisë, të miratuar më 2006 – se Serbia ”prej në Preambulë” e llogaritë Kosovën për gjoja ”pjesë të pandashme të Republikës së Serbisë”.
”Kuvendi Gjithëserb thotë se Kosova është pjesë e pandashme e Republikës së Serbisë, një nga përcaktueset e identitetit kombëtar, paraqet themelin shpirtëror të popullit serb dhe si gurthemel i rrugëtimit tonë fetar e shpirtëror. Kuvendi Gjithëserb insiston në përdorimin e emrit të plotë si ’Kosovë e Metohi’ të cilën secesionistët shqiptarë e shmangin”, thuhet në Pikën 11 të asaj deklarata.
Më tej vazhdon të denoncohet qeverisja kosovare për gjoja ”bërjen e jetesës të pamundshme për serbë në Kosovë” teksa shprehet ”zotimi” për të mbrojtur të drejtat dhe jetët e serbëve ”duke përdorur të gjitha mekanizmat ligjor kombëtar e ndërkombëtar”.
”Kuvendi Gjithëserb dënon krijimin e qëllimshëm të kushteve të pamundshme të jetesës dhe përndjekjen e Qeverisë së Prishtinës ndaj serbëve. Ky represion i mirëplanifikuar, gjithpërfshirës dhe i vazhdueshëm nga secesionistët shqiptarë kundër popullatës serbe ka çuar në largim të shpejtuar të serbëve nga provinca gjatë tri viteve të fundit…”, vazhdohet në pikën 13.