8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Opozita e bindur se pas zgjedhjeve Albin Kurti s’do të jetë më kryeministër i Kosovës

- Advertisement -

Partitë opozitare janë shprehur të bindura se zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshim në qeverisjes. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, ndonëse nuk po pajtohet rreth shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ato po besojnë se Albin Kurti më nuk do të jetë kryeministër i Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre partive politike pretendojnë se pas zgjedhjeve të reja kryeministrit do të jetë nga opozita.

Megjithatë, zyrtarët e këtyre partive nuk kanë treguar se si do të arrihet kjo. Madje, ata nuk kanë dhënë as shenja se ekziston ndonjë ujdi e tyre që VV-së të ia pamundësojnë formimin e qeverisë se re.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, dje, ka thënë se zgjedhjet e reja do t`i japin Kosovës një kryeministër të ri.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se kryeministri i ri do të ketë një agjendë tjetër.

“Sa i përket shpërndarjes së Kuvendit kanë mbetur edhe 2 ditë të dritares kushtetuese që vendit tonë t’i mundësohet që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor ose 7 korrik. Padyshim që Këto dy ditë e ardhshme do t’i japin një epilog kësaj çështje dhe do të presim deri në momentin e fundit dhe do t`i vazhdojmë konsultimet dhe thirrjet tona deri në momentin e fundit që vendi të shkojë më zgjedhje të jashtëzakonshme që vjeshta në mënyrë që vjeshta apo shtatori ta zë vendin tonë me një Qeveri të re, me një kryeministër të ri, i cili në radhë të parë e e nxjerr Kosovën nga sanksionet dhe fillon në agjendë zhvillimore”, ka thënë Tahiri.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, mendon se Albin Kurti nuk duhet të jetë më kryeministër i Kosovës.

Mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Haradinaj i ka bërë thirrjes opozitës që të mendojë për opsionin që qeveria e ardhshme të formohet nga partitë opozitare.

“Si Aleancë qëndrojmë të vendosur se, Qeverinë e Kosovës duhet ta bëjë opozita, dhe këtë pa Kurtin”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, ai ka insistuar se vendin duhet të shkojë në zgjedhje të reja vetëm me dorëheqje ose shkarkim të Qeverisë.

“Dëshira jonë për të shkuar në zgjedhje është me shkarkimin e tij, për llogaridhëniet e tij, për fajet dhe humbjet që ia ka shkaktuar Kosovës, ose me një ndërgjegjësim të tij, ose atij me i thirrë ndërgjegjja, dhe me dhënë dorëheqje”, është shprehur Haradinaj.

Kohë më parë, edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës.

Në një intervistë për emisionin ”Click” të RTV21, ai ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin ndryshim në qeverisjes.

“Për bindjen time të plotë nuk është logjike se si të ndodhë kjo”, ka deklaruar Hoti.

Opozita pa vija të kuqe për VV-në

Ndonëse më herët, tri partitë opozitare kishin vendosur vija të kuqe për VV-në, tani duket se i kanë rënë pishman.

Zyrtarët e dy partive më të mëdha opozitare kanë bërë me dije se nuk kanë vija të kuqe për asnjë partive politike. Ani pse kanë vlerësuar se një bashkëpunim në VV-në pas zgjedhjeve të ardhshme do të jetë i vështir, ata nuk e kanë përjashtuar një mundësi të tillë, raporton gazeta Nacionale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar se partia e tij nuk ka vije të kuqe për asnjë subjekt politik e as për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se kjo partia tradicionalisht kanë qenë kundër vijave të kuqe.

“A ke dëgju najherë në jetën tane qe sa mirresh me gazetari najkon prej PDK-së, prej Thaçit e deri te unë, që ne kemi vija të kuqe për dikënd? Jo. Ne e kemi njëfarë parimi që është pjesë e trashëgimisë tonë politike. Duke i ekskominukuar partitë ne do t’i ofendonim votuesit e asaj partie, që shqiptarë janë. Mund të jenë familjarë jam. Me ju thanë vijë të kuqe, është armiqësim”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë, ai ka mohuar se në takimin e fundit me kryeministrin Albin Kurti ka folu për koalicionin e ardhshëm Qeverisë.

“Kush po flet për koalicione, pse po ma ndërron temën?… Unë dua zgjedhje, s’ka qenë kjo kërkesë e Albin Kurtit e fatkeqësisht as e kolegëve të opozitës. Kjo është qëllimi jem me pru një qeveri që udhëheq Bedri Hamza”, ka thënë Krasniqi.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se partia e tij nuk ka vija te kuqe.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e vetme, por pas zgjedhjeve është e hapur për bashkëpunim me partitë tjera.

“Unë vazhdimisht e kam thënë jemi parti opozitare, por nuk jemi koalicion opozitare, nuk kemi asnjë lloj formalizmi të bashkëpunimit opozitare apo për ndonjë bashkëpunimi të ardhmen e afërt parazgjedhor. Si shef i GP-së të LDK-së, kam përjashtuar mundësinë e çfarëdolloj koalicioni parazgjedhor me partitë parlamentare aktuale”, ka thënë Gashi për gazetën Blic.

Sipas tij, për LDK-në e rëndësishme është që të marr rezultat maksimal në zgjedhje.

“Pas zgjedhjeve nuk ka asnjë lloj vije të kuqe për asnjë parti, për ne është me rëndësi që të marrim rezultatin maksimal për LDK, dhe mbi bazën e kësaj pastaj do të hartojmë programin qeverisës më këdo që e konsiderojmë si të arsyeshëm, të mundshme për të qeverisur, një qeverie stabile, zhvillimore , të perspektivës, një qeveri që i hap horizonte Kosovës do të jetë e mirëseardhur.”, është shprehur Gashi.

Ka dy javë që PDK-ja po mundohet ta bind LDK-në dhe AAK-në për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, këto të fundit kanë refuzuar një gjë të tillë. Sipas tyre, vendi duhet të shkojë në zgjedhje vetëm me dorëheqje apo shkarkim të Qeverisë së Kosovës. VV-ja është shprehur e gatshme për shpërndarjen e Kuvendit, nëse opozita pajtohet për një gjë të tillë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit