22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Opozita dyshon se buxheti për ushtrinë po mbahet fshehtë

- Advertisement -

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të martën ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit, raporton Ekonomia Online.

Pozitë e opozitë u pajtuan që të mbahet edhe një takim tjetër për të marrë kërkesat e tjera sa i përket buxhetit për ushtri.

“Duke pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me mbajt edhe një takim tjetër”, tha deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, dyshon se amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.

“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, u shpreh Berisha

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit