18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

Opinioni publik e vlerëson lart fjalimin e Ramës në OKB, nga pushteti e akuzojnë se “goditi Kosovën”

- Advertisement -
“Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm me përspektivë të qartë evropiane”.

Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një përspektivë të qartë evropiane, e një aleancë të padiskutueshme të komunitetit të madh demokratik të vendeve.” – u shpreh ai gjatë fjalimit të tij, transmeton Nacionale.

Fjalimi u mirëprit në masë të madhe nga opinioni publik në Kosovë, madje duke u konsideruar si “zëri i vetëm i Kosovës në OKB”.

Analisti, Blerim Latifi, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se Shqipëria ishte i vetmi zë për Kosovën që u dëgjua këtë vit në foltoren e OKB-së.

Në fund, ai ka bërë thirrje që të mos shahet Shqipëria.

A e patë me sy dhe e dëgjuat me vesh: I vetmi zë për Kosovën që këtë vit u dëgjua në foltorën e OKB-së, ishte zani i Shqipnisë. Të tjerët folën për hallet e veta dhe krizat tjera që po e trondisin botën gjithandej. Askush një fjali se tha për ne. Sepse, në fund të fundit, veç Shqipnia i ndjen hallet e dhimbjet tona më të thella, me të cilat bota nuk ka më kohë të merret. Prandaj mos e shani Shqipninë! Mos pshtyni mbi gjakun tuaj!” – ka shkruar Latifi.

Fjalimi i kryeministrit, Rama bëri që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli të shprehet krenarë.

“Isha krenar, nga salla e Asamblesë së Përgjithshme, të dëgjoja fjalimin e Kryeministrit Edi Rama. Ai nuk u viktimizua, nuk u ankua për të kaluarën, por paraqiti një projekt të qartë dhe të fortë për të ardhmen e Kosovës. Ai nuk eshte nga Burrat e shtetit që qajnë dhe nuk harxhojnë kohë duke sharë apo duke mos pasur ide; sepse, kur përfaqëson popullin duhet të ndertosh biseda që ofrojnë zgjidhje, sepse koha është e pakët për të bindur botën.Diplomatët dhe liderët e botës kanë halle të mëdha për të dëgjuar vetëm ankesa dhe sharje të tjera.” – ka shkruar ai.

Pacolli ka treguar se “i janë ankuar për atë që liderët e Kosovës kanë lënë pas në takimet në OKB”.

“Duhet të jemi të gatshëm të ecim përpara me një politikë të mençur dhe një diplomaci të urtë, që sjell rezultate të prekshme për popullin tonë dhe që na vendos në pozita të forta në skenën globale. Fatkeqësisht, Kosova nuk ka udhëheqës që dijnë, munden dhe kanë fuqi ta bindin askë në botë. Sa keq u ndjeva kur më ankoheshin mua për atë që liderët e Kosovës kishin lënë pas në takimet e OKB”.

Përkundër zërit të ngritur të Ramës për Kosovën në OKB, pati edhe persona të cilëve më sa duket edhe nuk iu la përshtypje të mirë.

Në mesin e tyre ishte deputeti i partisë në pushtet, Mefail Bajqinovci, i cili thumboi kryeministrin Rama.

Deputeti Bajqinovci akuzoi kryeministrin shqiptar se “e goditi Kosovën duke e mbrojtur”.

Sipas tij, këtë Rama e bën përmës një “aftësie të veçantë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit