Prokuroria e Speciales ka zbardhur detaje nga intervistimet që ua ka bërë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë të akuzuar në Hagë.
Prokuroria e Hagës ka treguar me data intervistimet e katërshes udhëheqëse të UÇK-së, duke treguar edhe për cilat evente të luftës ata janë pyetur, duke hedhur dritë kështu pak mbi dyshimet e saja për secilin individualisht.
Organi i akuzës, në parashtresën që e ka parë lajmi.net, ka bërë me dije se “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimi në nëntor të 2019-ës e kishte pyetur për raportet e tij me Sylejman Selimin, Azem Sylën e Jakup Krasniqin.
Selimi gjithashtu bëhet e ditur të jetë pyetur edhe për betejën e Rahovecit, rolin e tij si ministër në Qeverinë e përkohshme dhe çështje tjera.
“Gjatë intervistës së Prokurorisë në nëntor 2019, SELIMI iu përgjigj pyetjeve dhe ofroi dëshmi rreth ngjarjeve gjatë periudhës përkatëse, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) anëtarësimin e tij në UÇK;58 (ii) përfshirjen dhe udhëheqjen e tij në Departamentin Operativ të UÇK-së; 59 (iii) marrëdhëniet e tij me, ndër të tjera, Sylejman SELIMI,60 Azem SYLA,61 Jakup KRASNIQI,62 dhe Bislim ZYRAPI, (iv) anëtarësimi dhe detyrat e tij brenda Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe funksionimi i tij;63 (v) transporti i armëve në Kosovë;64 (vi) menaxhimi i rekrutëve të rinj të UÇK-së;65 (vii) komunikimi ndërmjet Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe pjesëtarëve të UÇK-së;66 (viii) roli i Drenocit si bazë furnizimi;67 (ix ) detyra e tij për ngritjen, strukturimin dhe organizimin e njësive operative;68 (x) ngritjen e zonave operative;69 (xi) Policia Ushtarake e UÇK-së;70 (xii) beteja e Rahovecit;71 (xiii) rolin e tij si ministër i rendit publik në qeverinë e përkohshme;72 (xiv) përcaktimi dhe trajtimi/veprimet ndëshkuese ndaj të ashtuquajturve ‘kolaboracionistë’; 73 (xv) ‘lufta speciale’; 74 dhe (xvi) njohuritë e tij dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për vendet e paraburgimit”, thuhet ndër të tjera në parashtresën e Prokurorisë.
Emri i Sylejman Selimit, Rexhep Selimit i ishte përmendur edhe më 2020, gjatë shkurtit, kur ai ishte intervistuar sërish nga hetuesit e Speciales.
Kësaj radhe, Selimi ishte pyetur edhe për Operacionin “Shigjeta” të UÇK-së.
Lajmi.net raportoi dje edhe detaje mbi pyetjet që prokurorët dhe hetuesit e Hagës kishin bërë edhe ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Siç bëhet e ditur tash, tre vjet më pas, Thaçi atëherë ishte informuar se ndaj tij ka një hetim penal, duke vazhduar më pas për t’u pyetur për marrëdhëniet e tij me disa persona që aktualisht nuk janë nën aktakuzë, përfshirë Agim Çekun, Adem Demaçin, Azem Sylën, Bislim Zyrapin, Ramë Bujën, Sylejman Selimin, Xhavit Halitin, Sokol Bashotën, Lahi Ibrahimajn, Xheladin Gashin e Jashar Salihun.
“THAÇI ofroi dëshmi për ngjarjet që kanë të bëjnë me akuzat, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) anëtarësimin e tij në UÇK;15 (ii) përfshirjen dhe udhëheqjen e tij në Drejtorinë Politike dhe Informative të UÇK-së;16 (iii) vendndodhjen dhe vendndodhjen e tij të anëtarëve dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së;17 (iv) marrëdhëniet e tij me, ndër të tjera, Adem DEMAҪI,18 Jakup KRASNIQI, Rame BUJA, Azem SYLA,19 Agim ҪEKU,20 Sylejman SELIMI,21 Xhavit HALITI, Sokol BASHOTA, Rexhep SELIMI, Lahi BRAHIMAJ, Kadri VESELI, GASHI SALIM,223 (v) anëtarësimi i tij në Shtabin e Përgjithshëm dhe funksionimi i tij;25 (vi) transportimi i armëve në Kosovë për UÇK-në;26 (vii) masat disiplinore brenda UÇK-së;27 (viii) Policia Ushtarake e UÇK-së;28 (ix) trajtimin e bashkëpunëtorëve;29 (x) njohuritë e tij dhe përfshirja në arrestime dhe ndalime;30 (xi) beteja e Gllogjanit më 24 mars 1998;31 dhe (xii) Konferenca e Rambujesë”, bëhet e ditur në shkresën e Prokurorisë që e ka parë lajmi.net.
Por nuk përfundonte këtu. Thaçi ishte intervistuar edhe disa muaj më vonë, konkretisht në korrik të 2020-ës.
Aty ai ishte pyetur për disa emra të tjerë, figura të UÇK-së, për strukturën komanduese, për hierarkinë e bazën e ushtrisë.
Kësaj radhe, ai ishte pyetur për marrëdhëniet e tij me Rexhep Selimin, Sabit Gecin e Sylejman Selimin.
Përveç kësaj, Thaçi kishte dhënë informacione edhe mbi rolin e tij në Rambuje.
“THAÇI ofroi prova për ngjarjet që kanë të bëjnë me akuzat, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) anëtarësimin e tij në UÇK;42 (ii) lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Kosovës;43 (iii) udhëheqjen e tij të Drejtorisë së Informacionit të UÇK-së;44 ( v) strukturat komanduese, hierarkia dhe bazat e UÇK-së;45 (vi) marrëdhëniet e tij me, ndër të tjera, Bislim ZYRAPI, Rexhep SELIMI, Sabit GECI, Sylejman SELIMI, Kadri VESELI, Agim ҪEKU dhe Azem SYLA; Stafi;47 (viii) arrestimi dhe ndalimi i disa personave;48 dhe (ix) funksionet dhe roli i tij politik në negociatat dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë”, thuhet tutje në material.