9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

OnePlus Pad më në fund del në dispozicion për konsumatorët në tregjet evropiane

- Advertisement -

Tableti OnePlus Pad ishte prezantuar fillimisht në muajin shkurt, dhe marrja e para-porosive kishte nisur edhe para se të publikohet çmimi. Kjo ndodhi me 25 prill, dhe në po atë ditë kompania bëri të ditur se ky tablet në tregjet indiane dhe ato evropiane do të jetë në dispozicion që nga 28 prilli, por kjo nuk ndodhi.

Rezulton se OnePlus Pad është vetëm tani në dispozicion për shitje të hapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, dhe kjo nga sot. GSM Arena raporton se kompania në fjalë u dërgoi një deklaratë për shtyp duke detajuar zhvillimin.

Siç mund ta dini tashmë, OnePlus Pad është në dispozicion me vetëm një version, me ngjyrën Halo Green, me 8 GB RAM memorie dhe 128 GB hapësirë të përgjithshme. Në Eurozonë, çmimi i tij është 499 euro, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 449 funte.

OnePlus Pad is finally available in the UK and Western Europe

Mbani në mend se versioni evropian nuk dërgohet me një karikues në kuti, megjithatë, kompania me sa duket është tërhequr nga ky vendim, pasi tani thotë se të gjithë ata që blejnë një OnePlus Pad do të marrin një karikues OnePlus SuperVOOC 65W fala.

Nëse dëshironi më shumë aksesorë, mund të merrni majë shkruese OnePlus Stylo për 99 euro ose 99 funte, tastierën magnetike OnePlus për 149 euro ose 149 funte dhe këllëfën OnePlus Folio për 59 euro ose 59 funte).

Mund të kurseni 30 për qind në Stylo nëse e bashkoni me tabletin, dhe OnePlus Buds Pro 2 ka gjithashtu 30 për qind ulje nëse i blini së bashku me tabletin Pad. Nord Buds 2, nga ana tjetër, do të zbritet me 20 për qind në të njëjtin skenar.

OnePlus Pad is finally available in the UK and Western Europe

Për më tepër, ju mund të tregtoni një telefon të mençur, tablet ose orë të mençur të përshtatshme për të marrë deri në 30 euro ose 30 funte bonus ose 250 euro – 250 funte kredit, ndërsa studentët përfitojnë 5 për qind ulje nga çmimi i shitjes me pakicë. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit