28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

OnePlus 12 me çipin Snapdragon 8 Gen 3 debuton më 5 dhjetor

- Advertisement -

Ndërsa OnePlus i afrohet përvjetorit të 10-të në dhjetor, më datën 5 të muajit të ardhshëm do të lançojë smartfonin e ri flagship në Shenzen të Kinës.

Uebsajti zyrtar Kinez i OnePlus zbuloi OnePlus 12 me një paraqitje shumë të ngjashme me paraardhësin edhe pse ngjyra e ishullit të kamerave të pasme tashmë e njëjtë me trupin.

Përveç opsioneve të ngjyrave mat dhe me shkëlqim, dizajni jeshil i përditësuar do të vijë në ngjyrë mat, njëlloj si dizajni në ngjyrë të zezë.

Sakaq ngjyra e bardhë do të jetë me shkëlqim. Disa prej specifikave të OnePlus janë procesori Snapdragon 8 Gen 3, një sensor i ri kamere Sony LYT-808 për kamerën kryesore 50-megapiksel dhe një kamer e re telefoto periskop 3X prej 64-megapiksel.

Të dy kamerat kanë “prekjen” e Hasselblad. Detaje të tjera janë paneli 2K i ekranit prodhuar nga kompania Kineze BOE, rrëshqitësi ikonik i njoftimeve, karikimi wireless, infra të kuqe dhe optimizim i prekjes gjatë përdorimit në shi.

Kjo e fundit është importuar nga smartfoni Ace 2 Pro i OnePlus. Shumë pak dihet rreth detajeve të tjera të OnePlus 12. Për ata që jetojnë jashtë Kinës, OnePlus ka konfirmuar se debutimi global do të bëhet më 15 dhjetor. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit