28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Olivia Munn zbulon se ka kryer edhe dy operacione në mes të betejës me kancerin

- Advertisement -

Olivia Munn ka folur më shumë rreth betejës së saj me kancerin.

Aktorja 43-vjeçare u diagnstikua me kancer të gjirit në prill të vitit të kaluar dhe zbuloi lajmin publikisht gati një vit më vonë, në mars të këtij viti pasi iu nënshtrua trajtimeve dhe operacioneve të shumta.

Në një intervistë të re, Olivia zbuloi dy operacione të tjera që kishte bërë që atëherë dhe se si do të ndikojë në të ardhmen e saj për të pasur më shumë fëmijë me të dashurin John Mulaney.

Teksa foli me Vogue, Olivia tha se ajo “tani ka kryer një oforektomi dhe histerektomi. Kam nxjerrë mitrën, tubat fallopiane dhe vezoret”.

Operacionet e fundit të aktores duhej të ndodhnin pasi ajo duhej të hiqte hormonet nga trupi i saj për të parandaluar kthimin e kancerit. Një tjetër opsion do të ishte të qëndronte në një mjekim që në thelb e bëri atë të shtrihej në shtrat për shkak të sasisë së lodhjes që shkaktoi.

“Ishte një vendim i madh për t’u marrë, por ishte vendimi më i mirë për mua, sepse duhej të isha e pranishme për familjen time”, tha Olivia.

Ajo gjithashtu zbuloi se ngriu vezët e saj edhe një herë në moshën 42-vjeçare në mes të diagnozës së saj.

“Pas diagnozës sime, ne vendosëm të provonim një raund tjetër të marrjes së vezëve dhe shpresuam që të ishte një muaj i mirë”, tha ajo. /Klankosova/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit