Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për rivendosjen e menjëhershme të dhënies së ndihmës humanitare për Rripin e Gazës , të cilën Izraeli e pezulloi sot.
“Vendimi i Izraelit për të ndërprerë ndihmën për Gazën është shqetësues. E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë; Duhet të na lejohet qasja për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe jetike,” tha kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Po ashtu Guterres bën thirrje për rivendosjen e menjëhershme të ndihmës humanitare në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
Izraeli njoftoi të dielën se po pezullon hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke akuzuar Hamasin se refuzon të pranojë propozimin e SHBA-së për të zgjatur fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.