28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

OKB: Më shumë se 46 mijë shtëpi të shkatërruara në Gaza

- Advertisement -

Më shumë se 46 mijë shtëpi janë shkatërruar në Gaza, tha OKB-ja.

Gjithashtu janë dëmtuar më shumë se 234 mijë njësi banimi, shtoi grupi ndërinstitucional i OKB-së në një raport të ri.

Këto përbëjnë më shumë se 60 për qind të stokut të banesave në enklavën e vogël bregdetare, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Në qytetin e Gazës dhe në veri të Gazës në mënyrë specifike, bombardimet e shumta kanë rezultuar në dëmtimin e më shumë se 50 për qind të të gjitha ndërtesave, krahas dëmtimit të gjerë të rrugëve dhe infrastrukturës thelbësore si sistemet e energjisë dhe rrjetet e shpërndarjes, si dhe rezervuarët e depozitimit të ujit, tubacionet, rrjetet e furnizimit dhe kanalet kulluese”, thuhet në raport.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve të shtetit izraelit, që filluan më 7 tetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit