21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

OKB: Mbi 100 punëtorë të UNRWA-s janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

- Advertisement -

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) njoftoi sot se më shumë se 100 punëtorë të saj janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës.

“Ne konfirmojmë se më shumë se 100 kolegë të UNRWA-s janë vrarë brenda një muaji. Prindër, mësues, infermierë, mjekë, personel ndihmës. UNRWA vajton, palestinezët vajtojnë, izraelitët vajtojnë. Për t’i dhënë fund kësaj tragjedie nevojitet një armëpushim humanitar tani”, shkroi në Twitter shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini.

Në faqen e saj të internetit, UNRWA thekson se numri i saktë i stafit të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është 101.

Kreu i agjencisë së OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, shprehu trishtimin e tij për këtë “lajm thellësisht tragjik”, siç e karakterizoi atë. “Këta kolegë ishin simbole të shpresës dhe humanizmit”, shtoi ai.

Për të nderuar stafin e OKB-së të vrarë në Gaza, punonjësit e shërbimit të OKB-së në mbarë botën do të mbajnë një minutë heshtje në orën 09:30 të së hënës.

“Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje stafit të mbajë një minutë heshtje dhe flamujt e OKB-së do të valëviten në gjysmështizë”, njoftoi nga Gjeneva një zëdhënës, Rolando Gomez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit