“Oj zonjë ke dështu si ministre” – Deliu i drejtohet Gërvallës (VIDEO)

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me reagimin institucional pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Deliu ka thënë se ministrja Gërvalla nuk duhet të mjaftohet me mbështetjen e një komisioni hetimor parlamentar, por duhet të marrë përgjegjësi për atë që ajo e cilësoi si dështim institucional.

“Këta mjaftohen me një seancë që e organizojnë në Kuvend. Zonja ministre del e thotë: Unë e mbështes komisionin hetimor parlamentar. Oj zonjë, po ti si po më flet për një komision hetimor parlamentar, kur ke dështuar si ministre? Ti, para së gjithash, ofroje përgjegjësinë tënde në raport me dështimin e shtetit dhe dështimin tënd në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar mes tjerash Deliu.

Të ngjashme

Të fundit