Sot në Tiranë, kryetari z. Hysen Sogojeva në emër të OHTK-së dhe znj. Aulona Hoxha në emër të EXPO Tirana – ITE days kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti.
Bazuar në këtë marrëveshje OHTK nga ky vit është partner i EXPO Tirana – ITE days dhe do të jap kontributin e saj për organizimin dhe zgjerimin e Panairit International Tourism & Enviroment (ITE).
“ITE days” përfaqëson ngjarjen më të rëndësishme turistike në Ballkan.
Lidhjet dhe bashkëpunimet profesionale që krijohen në “ITE days” krijojnë të ardhmen e turizmit vendor dhe atij të huaj.
Kryetari Sogojeva në emër të OHTK-së dhe drejtoresha ekzekutive znj.Hoxha në emër të ITE days, duke u shprehur shumë të kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje, premtuan se Panairi “ITE days” që tashmë është bërë tradicional do të jetë gjithmonë ngjarja përmes së cilës do të promovohen bizneset anëtare të OHTK-së.
OHTK gjithmonë në shërbim të anëtarëve të saj.