23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Oferta për komunat me shumicë serbe shpaloset te Lajçak – Fond 100 milionësh, qeveria zotohet se do t’i japë gjysmën

- Advertisement -

Besnik Bislimi,zëvendëskryeministër i Kosovës, ka publikuar të hënën një letër të cilën ia ka dërguar Miroslav Lajçakut, emisarit special të Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi.

Në atë letër, Bislimi ka kërkuar nga BE-ja që t’i largojë masat ndaj Kosovës të vendosura vitin e kaluar, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Letra e Bislimit përmban 10 pika, ndërka në atë fundit është shpalosur  premtimi i Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti për komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe.

“Fondi i Integrimit  të Kosovës”, është programi që Bislimi ia ka shpalosur sllovakut.

“Qeveria e Kosovës synon të krijojë një program të ri Kosovë-BE. Programi i quajtur “Fondi për Integrim i Kosovës” me qëllim të promovimit të integrimit dhe përmirësimit të standardeve të jetesës së komuniteteve lokale me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të mundësohet përmes ofrimit të mundësive të ndryshme praktike institucionale, ekonomike dhe sociale për bashkëpunim ndërmjet komunave me përbërje të ndryshme etnike”, thuhet në letër.

Më pas, Bislimi ka përmendur tri objektiva kryesore të Fondit për Integrim të Kosovës për komunat me shumicë serbe të Kosovës.

1.      Fuqizimi i zhvillimit dhe shërbimeve të qeverisjes lokale përmes projekteve të bashkëpunimit ndër komunal për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve.

2.      Mbështetje ndërkombëtare e Sektorit Privat që synon të përmirësojë gjenerimin e punësimit për gratë dhe të rinjtë përmes mbështetjes së bizneseve fillestare, qendrave të inovacionit, programeve të të mësuarit, trajnimit të arsimit profesional, shërbimit online, avancimit të teknologjisë, ejt. Politikat dhe legjislacioni favorizues në nivel qendror duhet të stimulojë investimet në komunat me shumicë serbe të Kosovës dhe gjenerimin e bizneseve të udhëhequra nga eksporti.

3.      Angazhimi i qytetareve në jetën publike duhet të forcohet ndërmjet shoqërisë civile për të mbështetur iniciativat qytetare. OJQ-të në një gamë të gjerë aktivitetesh dhe lëvizshmërisë dhe shkëmbimin e njerëzve. Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet që të kontribuojë më shumë se gjysmën e objektit prej 100 milionë euro drejt këtij Fondi i cili do të kanalizohet përmes mbështetjes buxhetore për komunat, investimet direkte për infrastrukturë, kredive dhe asistencës teknike për bizneset, grantëve për OJQ-të start-up dhe iniciativat qytetare, bursa për studentë si dhe asistencë teknike dhe ngritje të kapacitetesh për programet rajonale.

Çështja e heqjes së masave është ngritur vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës, sidomos pas sulmit në Banjskë.

Sido që të jetë, qëndrimi zyrtar i BE’së mbetet se Kosova ende s’i ka përmbushur ato që i kërkon BE si masa deeskaluesë në Veri.

Brukseli ka reaguar disa herë ditëve të fundit ndaj rregullores së re te BQK’së që përjashton dinarin duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet në dialog e jo me veprime të njëanshme.

Emisari i BE’së Miroslav Lajçak në një postim për takimet e javës së kaluar në Prishtinë s’ka përmendur masat, por vetëm ka thënë së janë diskutuar raportet BE -Kosovë.

E një paralajmërim për masa shtesë ndaj Kosovës e ka bërë Lutfi Haziri. Sipas tij, ato do të vijnë nga SHBA. /

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit