-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Oferta e Hamzës në pesë shtylla, ekonomia kryesorja – “Rritje pagash 50%”

- Advertisement -

Në pesë shtylla e ndau vizionin e tij Hamza: me ekonominë në qendër.

E nisi me vizionin për mbështetje të sektorit privat që, sipas tij, do të përkthehen me rritje pagash dhe shtim të vendeve të reja të punës nga ta.

Bizneset do të paguajnë TVSH-në pas shitjes së mallit, duke lehtësuar kështu ndjeshëm financat e tyre…bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro do të lirohen nga tatimet. Ndërsa ato që investojnë deri në 500 mijë euro dhe punojnë mbi 50 persona do të lirohen nga tatimet në periudha të caktuara”, tha Hamza.

Ndërkaq, në sektorin publik – u zotua Bedri Hamza – pagat e mësuesve, infermierëve, zjarrëfikësve, e policëve “do t’u rriten për 50%”.

Pagat në sektorin publik do të rriten me 50% për shërbyesit civilë, mjekët, infermierët, mësuesit, profesorët, zjarrëfikësit, ushtarët, policët e të gjithë ata që marrin rroga nga buxheti i shtetit”.

Për dallim, për pozitat me paga të larta dhe emërime politike, rritja do të jetë 30%. Për sa i përket pensioneve, në qeverinë time nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro. Ndërsa, pensionet kontributdhënëse do të rriten me 30%, duke u bazuar në përvojën e punës”, ka thënë Hamza.

Ju më njihni mua. Kur premtoj, e bëj edhe realitet”.

Ne do të rrisim pensionet për të siguruar një jetë të dinjitetshme për pensionistët tanë. Kjo rritje reflekton përkushtimin tonë për të mbështetur ata që kanë kontribuar në shoqërinë tonë, duke u mundësuar atyre të gëzojnë siguri financiare dhe një cilësi më të mirë jetese në vitet e tyre të pensionit. Në qeverisjen tonë: – Pensioni bazë do të ngritet në 200 euro. – Pensionet kontributdhënëse do të rriten për 30%”, është zotuar ai.

Programin e tij e renditi në pesë shtylla: zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, jetë më të mirë për secilin, arsim për të ardhmen, sistem shëndetësor me pacientin në qendër, një Kosovë e sigurt dhe e integruar.

Për çështje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Hamza ka shkruar tri zotime në tri paragrafe: angazhim konstruktiv në dialog, nxitja e dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës, projektet e integrimit ekonomik dhe zhvillimit të komunitetit serb në Kosovë.

Hamza ka përfshirë në program edhe synimet për integrim në struktura euroatlantike e të mbrojtjes, duke e nisur me finalizimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës; si dhe anëtarësimin në Partneritet për Paqe me NATO-n e deri te agjencitë e OKB-së.

Fuqizimi i bashkëpunimit përmes nismave aktuale të udhëhequra nga NATO, duke lobuar njëkohësisht, në mënyrë aktive, për përfshirjen formale në programin e Partneritetit për Paqe. Dëshmimi i mëtejmë i përkushtimit ndaj stabilitetit rajonal përmes ushtrimeve bashkëpunuese dhe iniciativave të sigurisë për të forcuar argumentin për anëtarësim të plotë”, ka shkruar ai.

Finalizimi i procesit të aplikimit për statusin e kandidatit. Punë me institucionet e BE-së si dhe me shtetet anëtare për t’u siguruar që Kosova të bëhet zyrtarisht një vend kandidat”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit