12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Oda Amerikane: Bllokimi i qytetarëve në vendkalimet kufitare, shkelje e marrëveshjeve Kosovë – Serbi

- Advertisement -

Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet serbe për të bllokuar lëvizjen e disa autobusëve që bartin njerëz nga Kosova për në Evropën Perëndimore.

Në reagim thuhet se kjo bllokadë në vendkalimet kufitare, paraqet shkelje të qartë të dispozitave të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet serbe për të bllokuar lëvizjen e disa autobusëve që bartin njerëz nga Kosova për në Evropën Perëndimore. Kjo bllokadë në vendkalimet kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë dhe Serbisë e Hungarisë, paraqet shkelje të qartë të dispozitave të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagim.

https://m.facebook.com/AmChamKosovo/posts/820020130153981?ref=embed_post&wtsid=rdr_0AMsMnUAFAfkN2DIZ

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit