Diskutime të rëndësishme dhe koordinim strategjie.
Kështu shkroi Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien pas një takimi me asistentin e tij Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku biseda ishte saktësisht për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe EUSR Miroslav Lajçak. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive”, ka shkruar O’Brien në “X”.