9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

Obama i futet misionit për ta ndihmuar Bidenin që ta mposhtë Trumpin

- Advertisement -

Barack Obama kaloi orë të tëra të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, në vizitën e presidentit Joe Biden. Gjendja ishte e mirë dhe dyshja shkëmbyen shaka mes vete. Takimi ishte si një ribashkim për stafin e dy presidentëve, shumë prej të cilëve e kanë njohur njëri-tjetrin nga koha e Obamës në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ngjarja nuk ishte një ngjarje e thjeshtë e dy miqve që shiheshin pas një kohe.

Obama e ka bërë të qartë se beson se gara e Bidenit me Donald Trumpin do të jetë shumë e ngushtë, kanë thënë njerëz të afërt me të për CNN-in. Nisur nga kjo, rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar po shihet si një vizitë pune më shumë.

“Kemi shansin të bëjmë më shumë, por mund të bëjmë vetëm nëse i dërgojmë Joen dhe Kamalan sërish në Shtëpinë e Bardhë në nëntor”, ka thënë Obama në një organizim në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas burimeve, të dy do të jenë pjesë e projekteve të tjera së bashku.

Obama dhe Biden flasin vazhdimisht, kanë thënë burimet, dhe ish-presidenti është në kontakt të drejtpërdrejt me disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë.

Përfshirja e Obamës në fushatën e Bidenit pritet të intensifikohet në vazhdim, dhe këshilltarët kanë thënë se ai tashmë është pajtuar që të shfaqet në disa fushata para nëntorit.

Përpjekja më e madhe e Obamës për rizgjedhjen e Bidenit do të jetë të enjten në një ngjarje për mbledhje fondesh ku do të shfaqen Bideni, Obama dhe ish-presidenti Bill Clinton. Tre presidentët do të ulen për një bisedë të rrallë.

Kur Clintoni dhe Obama të ngjiten në skenë, paraqitja e tyre do të shënojnë një moment të jashtëzakonshëm në historinë amerikane, pasi një president është i përfshirë në luftën që ta mbajë paraardhësin e tij të mos kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Si president, Bideni ka qenë në komunikim edhe me Clintonin, sipas burimeve. Popullariteti i Obamës si një nga demokratët më të njohur është i pamohueshëm.

Për shtatë muajt e ardhshëm, një fushë e veçantë për Obamën do të jetë apeli për fonde dhe ndihma për të motivuar votuesit e rinj amerikanë, posaçërisht ata të racës së zezë dhe latinët, të cilët shihen si pikë e dobët për kandidimin e Bidenit.

Jim Messina, menaxheri i fushatës së Obamës në vitin 2012, i ka thënë CNN-it se ish-shefi i tij planifikon të bëjë çfarëdo për ta ndihmuar Bidenin ta sigurojë një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë. Ky mision, sipas Messinas, është bërë edhe më i rëndësishëm e urgjent pas nominimit të Trumpit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit