6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“O të poshtër, keni kriju klan mafioz,” Zemaj thotë se ka marrë rreth 20 telefonata, vetëm pse ka kërkuar qasje në dokumete publike në Ministrinë e Shëndetësisë

- Advertisement -

Deputeti në radhët e LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për krijimin e një komisioni hetimor për kontratat njëburimore, ka bërë të ditur se ka dërguar qasje për dokumente publike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndaj këtij veprimi ai thotë se ka marrë rreth 20 telefonata, duke aluduar se po tentojnë t’a frikësojnë për të mos e bërë një gjë të tillë.

Ndër të tjera, Zemaj thotë se nga cilido subjekt politik qofshin ata, do të dalin para drejtësisë për vjedhje në barna, në shëndet publik.

“E kam një porosi publike. Më datën 19.03 i kam dërgu në mënyrë ligjore kërkesë për qasje në dokumente publike në Ministrinë e Shëndetësië. Në ora 15:10 pasdite kanë mbërri e-mail. Para orës 16:00 i kam marrë nja 5 telefonata. Deri sot, nga njerëz, figura, personalitete i kam marrë edhe nja 20 telefonata. Edhe po j uthem publikisht atyre, mos m’dërgoni ndërmjetësues. O njerëz të poshtër… Kushdo qofshin ata, prej subjektit tim e deri te subjektet tjera. Keni me dalë para ligjit, para drejtësisë, sot nesër, pasnesër. Keni vjedh në barna, në shëndet publik. Keni abuzu tmerrësisht edhe keni kriju klan mafioz i cili duhet të shpërbëhet nga institucionet e drejtësisë”, tha Zemaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit