7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Abdixhiku: Derisa po flasim në Kuvend, dikush nga VV-ja ka qenë duke nënshkruar një tender sekret

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për numrin e lartë të kontratave njëburimore.

Në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua për nisjen e iniciativës rreth hetimit të kontratave njëburimore, Abdixhiku ka përgëzuar deputeten Hykmete Bajrami.

Këto kontrata, sipas tij, kanë një emër – “tender sekret”.

“Ajo që po provojmë të bëjmë këtu, dua të përgëzoj deputeten Bajrami që ka nisur këtë iniciativë. Është përshkrimi i një praktike të shpërndarë në gjithë sistemin publik të Kosovës. Kjo praktikë ka një emër, dhe i thonë tender sekret. Tenderët sekret janë shpërndarje e pares së shtetit, prej buxhetit te operatorët, bizneset, pa asnjë procedurë, garë, drejt për së drejti marrëveshjet direkte.” – ka thënë ai.

Sipas tij, edhe derisa po flitej në Kuvend, dikush nga VV-ja ka qenë duke nënshkruar një tender sekret.

“Sot teksa flasim, dikush në VV është duke nënshkru, jo përgatit, një tender sekret. Kjo praktikë po rritet, vitin e parë ishin 30 milionë euro, vitin e dytë u bënë 70, në vitin e tretë 109 milionë euro tender sekretë.” – tha ai.

Tutje, Abdixhiku, tha se “13 herë, një kompani e vetme, është ulur me një përfaqësues të ndërmarrjes publike, e ka marrë tender sekret. Ose në MPB, 15 milionë euro për shërbime të IT-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit