10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

“O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat” Lulzim Hetemi tregon pse nuk e bëri deklarimin e pasurisë

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk i kreu disa obligime ligjore ani pse pozitën e mori një vit më parë.

Ai nuk e bëri deklarimin e pasurisë, për të cilën pati afat 31 ditë.

Në një bisedë telefonike me ATV-në i pari i Leposaviqit ishte i painformuar lidhur me këtë proces dhe afatet e përcaktuara me ligj.

O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat. A ka mundësi qitash me deklaru? Veç për qata edhe referendum është me të 20-tin, ndoshta ecim se për kurgjo tjetër”, thotë Hetemi.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, është rritur në krahasim me vitin e kaluar gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa tregon se këtë vit, ky numër shkon në 200.

Për mosdeklarim të pasurisë me kohë, deri në 15 ditë parashihet shqiptimi i gjobës, ndërsa më pas ngrihen edhe kallëzime penale individuale. Ndërkaq, sipas APK-së, deri më tani asnjë zyrtar nuk është dënuar me burgim efektiv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit