28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Nxirret trupi i pajetë i kroates nga Maja e Jezercës – Disa kanë mbetur të bllokuar

- Advertisement -

Trupi i pajetë i një turiste kroate është nxjerrë nga Maja e Jezercës sot (e shtunë), pasi ajo rrëshqiti nga lartësia.

Trupin e 43-vjeçares e nxorën pas disa orësh dhe nisën ta transportojnë drejt morgut me helikopter, raporton Top Channel, ka transmetuar Klankosova.

Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet se saktësisht sa persona janë aksidentuar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre.

Grupi i alpinistëve kroat ishin ngjitur nga Mali i Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit