28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Nxehet Dimal Basha, sulmon Prokurorinë pse ftoi për intervistim Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka sulmuar sërish Prokurorinë e cila ka ftuar për invervistim ministren Albulena Haxhiu, për rastin e Astrit Deharit.

Në një postim në Facebook ai thotë se Prokuroria është fajtore që s’ka aktakuzë për rastin Dehari, e madje  akuzon atë se në bashkëpunim me AKI-në ka synuar ta shpallë organizatë terroriste Vetëvendosjen.

Madje thotë se ajo ka tërhequr aktakuzën për kriminelin Radojçiq.

Postimi i plotë i Bashës:

Prokuroria që:

S’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht,

Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Levizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste,

Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç,

paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe

paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit!

Me fol unë, thonë po je i anshëm, por ja çka thotë Ambasada Amerikane për këtë Këshillin Prokurorial që udhëheq me prokurorinë në këtë Republikë;

𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟎: Për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, “ne besojmë se këto procese tani janë 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐫𝐫ë𝐧𝐣ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭. Atyre u mungon transparenca dhe 𝐢 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭ë 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭.” Ambasada tërhiqet nga përzgjedhja e tyre sepse thotë pjesëmarrja e tyre “mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur.”

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏, (përfaqësuese e ambasadës drejtuar KPK-së: “Është shumë e vështirë për mua si përfaqësuese e Ambasadës Amerikane të kuptoj se si e dëshironi mbështetjen tonë?

𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟐: Ambasadori Honevier, ky Këshill Prokurorial “ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK si institucion publik.”

Ju vlerësoni vet tash!.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit