Victoria Beckham ka bërë bashkëshorten e djalit të saj Brooklyn, Nicola Peltz, të qajë në ditën e tyre të dasmës, në prill të vitit 2022, në Palm Beach të Florida.
Mediat e huaja shkruajnë se 51-vjeçarja la në hije momentin e parë të vallëzimit të çiftit në festën pas martesës. Ky moment thuhet se ishte planifikuar të ishte një koreografi mes çiftit të sapomartuar.
Sipas një burimi, këngëtari i famshëm Marc Anthony, i cili është mik i familjes Beckham, ishte ofruar që të këndonte në dasmë, dhuratë për ata.
Pak para se të fillonte kënga, ylli i muzikës thirri Brooklyn Beckham në skenë dhe iu drejtua publikut duke thënë: “Gruaja më e bukur në sallë sonte, ejani… Victoria Beckham.”
Referenca e papritur për Victoria Beckham në vend të nuses thuhet se i tronditi të pranishmit. “Ishte një moment që e la të gjithë sallën pa fjalë”, theksoi një burim tjetër.
Sipas raportimeve, nëna e dhëndrit kërceu ngadalë me Brooklyn Beckham në skenë, ndërsa Peltz doli nga dhoma duke qarë.
“Nicola ndjeu se Victoria e bëri qëllimisht, duke e ditur se ishte menduar të ishte një moment romantik për të dhe Brooklyn-in. Ai nuk mund ta shpjegonte këtë”, pohoi burimi.
Një person tjetër me njohuri për sfondin tha gjithashtu se incidenti i vallëzimit ishte thjesht maja e një përçarjeje gjithnjë e më të përkeqësuar në marrëdhëniet midis dy familjeve.
“Ata janë përpjekur të bëjnë paqe, por sa herë që shkojnë të shijojnë një moment, gjithçka shembet përsëri”, shpjegoi ai, duke shtuar:
“Brooklyn ndihet i ndarë. Ata janë familja e tij, gjaku i tij, por ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin. Shumë herë marrëdhënia e tyre ishte më shumë si një ‘biznes’”.