Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, është tallur keq me mbështetësit e madh të VV-së, Sadri Ramabaja, i cili edhe sot ka braktisur një studioi televizive.
Në profilin e tij në “Facebook”, Nushi ka shkruar se ikjet nga studiot televizive iu kanë bërë shprehi aktivistit të VV-së.
“Qaq shpesh i ka leshu Ramabaja studiot televizive saqe ju ka bo shprehi. Edhe ne interviste me SKYPE e leshoi emisionin, u habit, u cu ne kembe edhe po largohet 🤣🤣. Garant u çu prej dhomes se punes, e ka dale ne dhome te pritjes tu i lype kamerat, vec kur i ka pa te shpise. Ke mujte me nale telefonin bre vlla, s’ki pase nevoje me u çu”, ka shkruar Nushi.