17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Nushi: Nuk ia kemi pasur Kurtit borxh Asociacionin

- Advertisement -

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate ka thënë në Edicionin Special në Klan Kosova se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk është dashur ta themelonte Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nuk ja kemi pasur borxh këtij kryeministri, që të luftojë aq shumë kundër këtij asociacioni që t’i marrë ato vota, e bashkë me ato vota ta themelojë asociaiconin”, tha Nushi në Klan Kosova.

Ai theksoi se kryeministrat e kaluar nuk e funksionalizuan asociacionin, ani pse ishte obligim ndërkombëtar.

“Nuk e bëri Hashimi, nuk e bëri Isa e nuk e bëri as Ramushi, nuk e funksionalizuan. Pse u desh Kurti që ta funksionalizonte. Kujt ia pati borxh këtë dhuratë”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit