Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar ndaj mërgimtarit që gjatë protestës sot në Prishtinë, ka thënë ‘unë jam hajn në Evropë’.
Nushi ka shkruar se hajni i Evropës ka thënë se jashtë jam hajn, e në Kosovë lypi drejtësi, sipas Nushit aj bën akuza për hajni e jap ligjërata për demokraci.
“Analiza për këtë tipin qe i shajti veteranet në shesh e bazuar në fjalët e tij. Prishtinali – sikurse shumica, indiferente ndaj luftës çlirimtare. Me pretendime për epërsi kulturore sidomos ndaj ‘katunarve’ të Drenicës. Hajn i Evropës – medemek unë veç jashtë jam hajn, e në Ks lypi drejtësi, bëj akuza për hajni e jap ligjërata për demokraci.”, ka shkruar Nushi.