15.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Nura takohet me Pecin, bisedojnë për dëmet në bujqësi nga vërshimet në Skenderaj

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur edhe sot zyrtarë dhe delegacione të ndryshme, pas vërshimeve dhe përmbytjeve që shkaktuan dhjetëra miliona dëme në ekonomitë familjare, biznese dhe bujqësi.

Me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kryetari Nura ka diskutuar mbi dëmet e shkaktuara në bujqësi, pas vërshimeve dhe përmbytjeve në shkallë të gjerë, dhe hapat për të rimëkëmbur këtë sektor kaq të rëndësishëm për komunën tonë, nëpërmjet mbështetjes nga niveli qendror.

Edhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kreu i Skenderajt, ka zhvilluar bisedë rreth përkrahjes dhe mbështetjes nga ana e federatës, me qëllim që të ndihmohet rimëkëmbja e Skenderajt.

Në një takim tjetër që ka pasur kryetari Nura me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është diskutuar për dëmet e shkaktuara në sektorin ekonomik, ku shumë biznese lokale janë dëmtuar nga niveli i lartë i vërshimeve.

Me këtë rast, është premtuar përkrahje nga OEK-u, për bizneset e prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit