Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e së dielës së 7 qershorit. Deri më tani, KQZ, ka numëruar votat në vend, ato nga përfaqësitë diplomatike, dhe, në proces e sipër është numërimi i votave me postë.
Për këto të fundit, siç njoftohet në faqen zyrtare të komisionit zgjedhor, deri tash, me përditësimin e orës 10:45, janë numëruar, 59,19% e votave.
Kësisoj, aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje ka 45,91% , ose, 353,119 Vota. E që ky rezultat, momentalisht, përkthehet në 52 ulëse për këtë parti në Kuvendin e Kosovës.
Pas VV’së, radhitet Partia Demokratike e Kosovës. PDK, deri më tani ka, 19.95%, ose 153,437 Vota. Përqindje me të cilën, kjo parti, aktualisht, siguron 22 Ulëse në parlament.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo e fundit, deri në këtë moment ka 17.03% ose, 131,027 vota, të cilat, LDK’së, ia sigurojnë 19 Ulëse.
Si parti e katërt radhitet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK aktualisht ka 6.89% ose, 52,963 Vota, duke marrë, 7 ulëse në kuvend.
Ndryshe, pa u numëruar janë edhe votat me kush, dhe ato të personave me nevoja të veçanta.







