11.7 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

“Nuk kisha as shtëpi dhe as makinë”, Ermali rrëfen lidhjen me Amin: Ishte dashuri në shikim të parë

- Advertisement -

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata janë të martuarprej vitesh dhe kanë dy fëmijë, Joelin e Sian.

Së fundmi, aktori ka dhënë një intervistë të dhënë për Libero dhe ka treguar njohjen me Amin, në kohën kur ishte pjesë e “Portokallisë”. Ermali u shpreh se ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe se aso kohe nuk kishte asgjë.

“Ka qenë një dashuri me shikim të parë. Nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë”, tha ai.

Më tej, Ermali vazhdoi duke ndarë edhe më shumë detaje.

“Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë. Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim që e kam shumë të qartë që ti je femra me e bukur shqiptare, e di që ke shumë propozime nga njerëz të pasur. Ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë. Kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona. Jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy”, shtoi Mamaqi./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit