Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi thotë se nuk ka pasur kurrë problem për të hyrë në Amerikë, ndërsa ka konfirmuar se ka biseduar për disa minuta me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Ademi ka qenë i ftuar në “Sportcast” të Kosovapress, ku ndër të tjera komentoi edhe akuzat që iu bënë, se kinse nuk ka të drejtë të hyjë në Amerikë.
“Nuk i komentoj njerëzit që flasin me agjenda, s’kam pasur asnjë problem asnjëherë. E kam sqaruar edhe më parë dhe nuk e dinë se pse merren me këto gjëra. Lakimi i emrit tim po bëhet vetëm për klikime, po dalin gjëra që janë personale dhe nuk janë as etike për gazetarinë as asgjë”.
“Botërori me 64 shtete? Është në shqyrtim sepse FIFA i ka ekspertët më të mëdhenj të futbollit. Ka ekspert si Arsene Wenger që bëjnë rregulloret e garave, analizojnë të gjithë dhe shohin ku janë gabimet dhe të mirat. Tash janë në përmbledhje, pastaj do të vijnë me rregulloren e re”, deklaroi ai për KosovaPress.
I pyetur për Trump, ai tha se foli mirë për Kosovën, por shkaku që nuk ka video nuk po e tregon më saktësisht.
“Donald Trump? Kosovën e vlerësojnë jo vetëm personin. Me presidentin Trump jam përshëndetet dhe e kam falënderuar për gjithçka që ka bërë Amerika për shtetin tonë. Sigurisht, që ishte përshëndetje edhe ai i tha fjalët e veta, më vjen keq që s’ka video sepse do të ishte shumë e bukur. Përshëndetja ka qenë diku 3-4 minuta, Trump në atë moment dhe të gjithë po prisnim për fotografinë, qëndrimi i tij ka qenë rreth 3 orë me ne”






