6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Nuk ka persona të lënduar nga depoja e djegur në Miradi – kishte material shkollor

- Advertisement -

Temperaturat e larta në vend kanë bërë që edhe vatrat e zjarreve të ndizen lehtë, duke rrezikuar kështu jo vetëm pronën e qytetarëve por në shumë raste edhe vetë jetën e qytetarëve.

E një zjarr i tillë ku shihet një shtëllungë e madhe tymi ka ndodhur sot në një punëtori të materialit shkollor në Miradi të Fushë-Kosovës.

Por sesi ka ardhur deri të shkaktimi i zjarrit të kësaj depoje ende nuk dihet, megjithatë është konfirmuar se nuk ka pasur persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka konfirmuar se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se një objekt në Miradi të Fushë Kosovës është përfshi nga zjarri por nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit