12.1 C
New York
Wednesday, September 27, 2023

Buy now

Nuk ka paqe as në ndeshjen e fundit, tifozët e PSG-së përcjellin me vërshëllima Leo Messin

Nuk ka paqe me tifozët, as në ndeshjen e fundit të Lionel Messit me fanellën e PSG-së.

Edhe pse klubi francez doli me një njoftim zyrtar, që “Pleshti” do të largohet nga kampionët e Ligës 1, kjo nuk i pengoi tifozët që ta vërshëllenin, duke i vënë “vulën” kështu krisjes me yllin argjentinas.

Në momentin që emri i Mesit u shfaq në monitorin e stadiumit, lumë vërshëllimash dhe kontestimesh pushtuan stadiumin. Kujtojmë se shumë tifozë të Parisit janë të pakënaqur me paraqitjen e Mesit pas Kupës së Botës, si dhe me refuzimin e tij për të rinovuar kontratën.

Të ngjashme

107,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit