“Do të ëndërroja që një ditë një NIPT shqiptar të ishte i vlefshëm edhe në Kosovë e anasjellas. Mos të kemi 130 marrëveshje që nuk e rrisin në mënyrë të qenësishme tregtinë, por 3-4 marrëveshje që kanë impakt real për tregtinë mes dy vendeve”, deklaroi ai.
“Shpresoj për një hapësirë-komb ekonomike, për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë, brenda procesit të Berlinit. Kombi shqiptar është një dhe nuk kemi pse mos të kemi treg të përbashkët. Mjafton të heqim traun në Kukës dhe të eliminojmë burokracitë”, shtoi Kraja. /a2news/