13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Shkon në 17 numri i të vrarëve pas shpërthimit me bombë në një shkollë në Afganistan

- Advertisement -

Ka shkuar në 17 numri i personave të vrarë pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit, kanë thënë talibanët.

Shpërthimi la shumë të tjerë të plagosur. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga lutjet e xhematit dhe një mjek në spitalin lokal tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Nafee Takkur, tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotua të identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet.

Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talibanët morën pushtetin vitin e kaluar, kryesisht nga Shteti Islamik – Provinca Khorasan (ISIS-K), shkruan BBC.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit