12.5 C
New York
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

“Nuk ka fuqi detyruese”| Nga KDI tregojnë se çka kërkoi Haxhiu me “udhëzuesin” për përmbaruesit

- Advertisement -
Opsioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën është cilësuar problematik për një mori arsyesh.

Një nga shqetësimet e ngritura në opinionin publik ishte edhe çështja e subvencionimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit përmes transferimit të mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve të cilët mund të kenë llogaritë bankare të bllokuara. Në këtë kontekst, Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një Udhëzues për Odën e Përmbaruesve Privat ku synohet trajtohet çështja e subvencionimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit për vitin shkollor 2023/2024.

Ndër veprimet kryesore që rekomandohen për përmbaruesit privat është shqyrtimi i mundësisë për zhbllokimin e përkohshëm të llogarive të bllokuara të debitorëve.

Kjo do të mundësonte prindërve të nxënësve përfitues të platformës së MASHTI të përdorin mjetet financiare subvencionuese për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore, duke shmangur kufizimet e mëparshme financiare.

Udhëzuesi i Ministrisë së Drejtësisë udhëzon përmbaruesit privat të Kosovës “të shqyrtojnë mundësitë për lehtësimin e pagesave nga llogarite e bllokuara te debitorëve – prindër te nxënësve përfitues nga platforma e lansuar nga MASHTI për subvencionin e teksteve shkollore përmes zhbllokimit të përkohshëm te llogarive te bllokuara të debitorëve”

Në këtë udhëzues, Ministria e Drejtësisë ka theksuar nuk ka synim të cenojë pavarësinë ligjore dhe profesionale të përmbaruesve privatë, por synon të ndihmojë në rregullimin e situatës aktuale.

“Ky udhëzues ne asnjë rrethanë nuk synon ta cenoje pavarësinë ligjore dhe profesionale te përmbaruesve privat, por ka për qëllim te udhëzojë për veprime te duhura ne situatën aktuale sa i përket pajisjes së nxënësve me tekste dhe materiale te tjera mësimore”, – thuhet më tej.

Nga KDI tregojnë se çka kërkoi MD-ja

Lidhur me Udhëzimin e MD-së, Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në IKD, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk parasheh ndonjë fuqi detyruese dhe as nuk cenon pavarësinë profesionale të përmbaruesve privatë.

“Ky vendim i Ministrisë së Drejtësisë nuk ka fuqi detyruese dhe as nuk mund të ketë, për çka edhe është i ndërtuar në formë të udhëzuesit dhe në përmbajtje cek se nuk synon cenimin e pavarësisë profesionale të përmbaruesve privatë. Ajo që është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë rikujton periudhën kur pas aprovimit të Ligjit nr. 07/L-016 për rimëkëmbje ekonomike-Covid 19, Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës kishte marrë një Qëndrim, përmes të cilit kishte kërkuar që mjetet financiare të identifikuara si 10% i kursimeve pensionale të mos debitohen për interes të lëndëve përmbarimore për zyrat e përmbaruesve, por pronarëve të atyre mjeteve financiare t’u mundësohet qasja dhe shfrytëzimi i plotë”.

Më tej ai sqaroi se pa këtë akt administrativ, nuk do të lejohej qasja dhe përdorimi i plotë nga përfituesit e subvencionit të librave, të cilët kanë kufizime paraprake nga përmbaruesit.

“Por në rastin konkret, pa pasur një akt të tillë administrativ të Odës së Përmbaruesve Privat, nuk mund të lejohet qasja dhe shfrytëzimi i plotë nga ana përfituesve të subvencionimit të librave, të cilët kanë kufizime paraprake nga përmbaruesit. Pra, në rastin konkret, edhe pse nuk kemi informata të qarta sesi është destinuar pagesa nga e MASHT për nxënësit, në bazë të asaj që shihet në platformën E-Kosova, ku thuhet “Aplikim – tekste dhe materiale shkollore”, kjo mund të klasifikohet në kuadër të definimit që ligji e njeh si “të ardhura në bazë të ndihmës studentëve dhe nxënësve”, e që Ligji për Procedurën Përmbarimore e përcakton kufizimin e përmbarimit edhe për këto raste. Në këtë drejtim, neni 112, par. 3 i ligjit, përcakton se në këto raste “përmbarimi për fitimin e garantuar i cili i takon debitorit në procedurën e përmbarimit, mund të caktohet dhe zbatohet vetëm deri në një të tretën (1/3) e sasisë së tij”. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit