Nuk ka fitues në 90 minuta mes Manchester City dhe Real Madrid, pasi koha e rregullt është mbyllur në rezultatin e barabartë 1-1.
Të parët që shënuan ishin spanjollët, me Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12′ të pjesës së parë.
në fragmentin e dytë kohor, City ishte ai që solli baraspeshën me anë të De Bruyne në minutën e 76′, duke e çuar kështu ndeshjen në shtesa.
Sfida ka qenë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, ku nuk kanë munguar as rastet e shumta.
Tashmë do të vijojë në kohën shtesë, dhe nëse nuk ka ende një fitues, skuadrat do të drejtohen drejt 11 metërshave.