Çim Peka, gazetari shqiptar që dikur përkrahte Albin Kurti, e ka kritikuar sërish liderin e VV-së.
Ai ka treguar se historikisht Serbia ka përdorur kundër Kosovës dy armë.
Sipas ajo, ajo vazhdimisht ka thënë se shqiptarë e Kosovës nuk kanë aftësi shtet-formuese dhe ka tentuar ta lë Kosovën pa aleatë.
Në profilin e tij në Facebook, Peka ka shkruar se VV-ja po ia mundëson Serbisë përdorimin e këtyre armeve kundër Kosovës.
“Dy arme ka perdore Serbia historikisht kunder Kosoves: – Nuk jane shtet formues -Ti lere pa aleate.
Te paren po ua mundeson partia fituese me pamundesine per te formuar institucionet dhe zgjedhjet e njepasnjeshme. Te dyten serish po ua mundeson partia fituese duke eleminuar te vetemen kandidate qe i kishte votat per presidente vetem e vetem se u be zeri dhe veshi i Donald Trump ne rajon. Vjosa Osmanin”, ka shkruar ai, duke treguar pse po e bën këtë.
“Sepse Vjosa nuk e ruajti apo mbrojti Kurtin por se Osmani mbrojti republiken nga Kurti. Dhe kete mund ta bente vetem si Presidente. Te tjerat jane llafe. Kurti duhet te jape nje pergjigje: Kur SHBA e Biden donte te shpallte te gjithe qeverine e Kosoves non grata, a ishte nderhyrja e Presidentes Osmani qe e parandaloi? Kaq per sot, neser nje tjeter pyetje!”, ka shkruar ai.






