Në studion e ‘Big Talk’ është zhvilluar një debat i ashpër në mes të Edona James dhe Santiana Malokut.
Derisa në studio ishte i ftuar Atilla Kardesh, ish-banoret kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën.
Ka qenë Santiana që e akuzoi Edonën se po merr plusa për të qenë mirë me Atillën dhe publikun, ndërkohë që mori një përgjigje të ashpër nga ajo.
“Nuk jam bërë e famshme me dredhina, por jam bërë se kam karakter. Unë nuk jam bërë e famshme me burra”, iu drejtua Edona.
E nga ana tjetër, bukuroshja nga Gjakova i tha: “Ti je bërë e famshme me prostitucion”.
“Nuk i kam zënë burrat e martuar”, theksoi tutje.
E transgjinorja nga Suhareka duket se u prek nga kjo deklaratë dhe i tha disa herë: “Marre të qoftë”.
Santiana tutje theksoi se nëse flet sërish e ndërhyn do të largohet nga studio.