Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili aktivizohet me skuadrën e Romës në Seria A është kthyer në qendër të vëmendjes.
Kur jemi në merkaton e janarit shumë zëra e kanë lidhur lojtarin shqiptarë me një largim nga skuadra e verdhekuqve, sepse mbrojtësi zhvilloi një sezon me luhatje dhe nuk shfaqi të njëjtin shkëlqim që kishte te skuadra e Veronës, me Mourinhon që herë pas herë ia ka “faturuar” humbjet e skuadrës.
Siç duket Kumbulla ka kundër edhe gazetarin e njohur italian, Mario Sconcerti, i cili në një intervistë për “TMW Radio” e konsideron mbrojtësin 21-vjeçar të mbivlerësuar dhe nuk është lojtar premtues për të ardhmen.
“Nuk më pëlqen, nuk mendoj se është një lojtar i madh apo premtues. E kam parë të mbivlerësuar që kur ishte te Verona. Asgjë personale, por është një rast klasik i mbivlerësimit të dakorduar”, ka thënë Mario Sconcerti. /f.a/abcnews.al