Lajmi për arrestimin e Sulltan Belës, babi i të dyshuarit për përfshirjen në vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, i cili është publikuar ekskluzivisht nga “Insajderi” dhe është marrë nga gazeta “Scanner” nuk është i vërtetë.
Lajmi me titull: “Arrestohet edhe Sulltan Bela, babai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika” është demantuar edhe nga vet Sulltan Bela, i cili ka dhënë deklaratë për disa media duke e përgënjeshtruar lajmin për arrestimin e tij.
Pas përgënjeshtrimit të këtij lajmi dhe cilësimit si “Fake News” nga platforma “Krypometrit”, Gazeta “Scanner” ka ndryshuar këtë lajm.
Me këtë rast, Gazeta Scanner, i kërkon falje z. Sulltan Belës dhe ka vepruar konform standardëve të platformës “Krypometër” – Kallxo.com.