-7.5 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

“Nuk e di se çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora: Jam krenare për yjet e muzikës nga Kosova

- Advertisement -

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Time Out London”.

Ylli me origjinë shqiptare dha mendimet e saj rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen e saj, Kosovën.

“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi. Mamaja është shumë, shumë kosovare – me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”, tha Rita.

Pavarësisht suksesit të saj të madh në botë, Ora nuk e ka harruar kurrë prejardhjen e saj. Ajo është kthyer shpesh në Kosovë për të mbështetur projekte humanitare dhe në vitin 2019, u emërua Ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar pas vizitës së saj për të parë punën e UNICEF-it në rajon.

“Unë nuk e di se çfarë ka në atë ujë, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, thotë ylli i muzikës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit