28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Nuk e bëri me Shakirën gjatë 12 viteve, Gerard Pique po mendon të martohet me të dashurën e tij Clara!

- Advertisement -

Mund t’ju duket e çuditshme por kanë kaluar dy vjet që nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Ish-çifti konfirmoi ndarjen e tyre në qershor të vitit 2022 përmes një deklarate të përbashkët. Ky lajm erdhi pas 12 vitesh lidhje dhe dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha. Pas ndarjes, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti. Ndërkaq, veprimi i fundit i Pique duket se do të jetë një goditje tjetër për Shakirën.

Mediat raportojnë se ish-mbrojtësi ka dëshirë të martohet me Claran, një gjë që nuk e bëri me Shakirën dhe gjithashtu dëshiron të ketë një fëmijë tjetër me partneren e tij të re. Sot, Shakira dhe Pique ende nuk mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, ylli i pop-it është përfolur shumë herë për lidhje me emra të njohur si Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.

Rikujtojmë, se transferimi i Superkupës së Spanjës në Arabi është nën dyshime, për këtë arsye Garda Civile kërkoi gjurmimin e disa prej llogarive të Gerard Pique, i cili ndërhyri përmes kompanisë së tij Kosmos në diskutimin për ndryshimin e vendit të eventit. Objektivi i hetimit është të zbulojë nëse ish-lojtari i Barcelonës i ka dhënë dhurata apo donacione ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, apo drejtorëve të tjerë të organizatës për negocimin.

Ish-lideri gjithashtu po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Garda Civile thekson se ndërmjet qershorit 2019 dhe marsit 2022, një llogari e FC Andorra ka marrë 3.4 milionë euro nga llogaria e Kosmos në të cilën janë marrë komisionet nga kompania Sela dhe specifikon se shuma e transferuar në klub është më shumë se një e katërta e të ardhurave të marra nga shoqëria saudite.

Sjellim në vëmendje se kënga e titulluar “Puntería” nga artistja me famë botërore Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF. Në një program të Univision vetë Shakira u shpreh se:

Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit