Të premten, pas katër ditësh të dhënies së dëshmisë së tij, Nasim Haradinaj e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.
Ai ka thënë se krejt kjo çka ka bërë dhe po akuzohet dhe arsyeja nëse i ka bërë këto dhe këtë sa ka bërë ka qenë vetëm transparenca dhe interesi publik.
“Dhe të përçoja dhe tregoja se si po ndihemi edhe ne si veteranë dhe opinioni publik. Tek e fundit e kam dhënë jetën për këtë liri e demokraci”, ka thënë Haradinaj.
Nasim Haradinaj, i pyetur nga avokati nëse do të publikonte sërish materiale të tilla po qe se do t’i vinin në zyrën e OVL UÇK-së dhe nëse do t’i publikonte të dhënat e dëshmitarëve, tha: “Nuk e di më a janë interes publik të publikohen, por ne nuk do të publikonim asnjëherë emra të dëshmitarëve sepse nuk kemi publikuar, as nuk kam fotokopjuar dhe as bërë fotografi me telefon dokumenteve.