15.8 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

“Nuk besoj se në 2030-ën do të jemi në BE”, thotë Rama nga Sllovenia

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar nga Sllovenia ku po merr pjesë në Forumin e Bledit se nuk beson se në vitin 2030 do të jenë pjesë e BE-së.

Ai ka kërkuar që përveç reformave dhe kritikave të ketë sa më shumë mbështetje financiare në lidhje me zhvillimin e këtyre vendeve që përpiqen të marrin sa më shumë iniciativa për treg të përbashkët.

Rama theksoi se është Shqipëria vijon të ketë përpos vullnetit, edhe një dëshirë të madhe për anëtarësimin në Evropë dhe qasjjen proamerikane. Për 20 vite Rama shpreson që BE të ketë mbushur ‘premtimin’ për anëtarësimin e Shqipërisë në bllok, raporton abcnews.al.

“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave… kjo do të ishte shumë mirë. Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së, rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 170 e ca euro… dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët.

Të gjithë duhet të kenë parasysh që ajo që po ndodh në të gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë ne folëm për projekte që duhet të investuar… nga ana tjetër merreni me mend kush po i financon, amerikanët, kinezen, arabët… që unë e di që nuk e kanë AQUIE-n e përmbushur. Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër. Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin Charles”, ka thënë Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit