13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Nuk bëhet Asociacioni, jo pa tri kushtet e Kurtit” Gashi i fton sërish të gjithë ta mbajnë për fjale

- Advertisement -

Është kategorikisht i bindur se Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe “nuk zbatohet” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e edhe më i bindur se “kushtet” e tij të rradhës janë kushte të përnjëmendta për mundësinë që ky Asociacion të jetësohej hipotetikisht.

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit, i ftoi të pranishmit në Pressing të T7 ta mbajnë për fjale, e të mbajnë shënime, dhe që emisioni i regjistruar të mbajë evidencë për bindjen e ti: “që qiky Asociacion nuk bëhet”.

Madje, ai iu kthye të pranishmëve me një pyetje dyshuese ndaj informacioneve që këta të fundit kanë për krejt sitautën: “Ju a p’e ngoni Kurtin kur po fol në Kuvend, apo s’jeni t’u e ngu?

Qiky Asociacion, qishtu, nuk bëhet. Këtë nuk e pranon. Nuk e ka pranu. Nuk pe ngoni ju mirë Kurtin. I qiti 3 kushte. E para; që duhet m’u nënshkru marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit. Këtë s’e bën Vuçiqi kurrë. Qashtu qysh është marrëveshja: e keqe, e keqe, e keqe; por Vuçiqi s’ta nënshkruan. Ky është kushti i parë. Kushti i dytë duhet pesë vendet e BE-s me nja njoftë. Kushti i tretë Partneriteti për Paqe që hap rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka thënë Gashi.

Ndërprerë nga moderatori Leonard Kerquki, se kur është puna te kushtet, Kurti kaherë ka artikuluar kushte por s’u ka qëndruar, duke ia rikujtuar deklarimin e tij në Kuvend të Kosovës në shkurt të këtij viti kur kishte “gjashtë kushte” e që sot s’i përmend, Gashi ia kthen veç “jah, jah”.

Kurti po thotë: unë po du po le të bjen ai (Vuçiqi) le ta nënshkruan Brukselit dhe Ohrit; dhe le të na njeh pesëshja…BE i paska thënë që është urgjente zgjidhja. Atëherë nëse është urgjente (Kurti ka thënë) bindini pesë vendet e BE-së m’e njoftë Kosovën. Kështu që nuk bëhet ky Asociacion, s’ka marrëveshje, nuk zbatohen qeto 3 pika…Nuk zbatohet Asociacioni pa u zbatu qeto kushte”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit